Linux është i njohur per shpejtësinë e tij, por edhe ai mund te ngadalsohet me kohën. Ja si ta mbani sistemin e shpejtë.
Përdorni SSD
Nëse keni HDD, konsideroni kalimin në SSD. Diferenca në shpejtësi është drastike — sistemin booton në sekonda në vend te minutave.
Pastro proceset jo te nevojshme
Përdorni top ose htop per te parë proceset qe konsumojn shumë CPU dhe RAM. Caktivizoni shërbimet qe nuk i përdorni me systemctl disable [service].
Perditësoni sistemin
Komandat sudo apt update && sudo apt upgrade sigurojnë qe keni kernel-in dhe paketat më të reja, qe përfshijnë optimizime performancës.
Përdorni nje desktop më te lehtë
Nëse përdorni GNOME ose KDE, konsideroni LXQt ose XFCE. Janë shumë më të shpejtë në kompjuterat e vjetër dhe konsumojnë shumë më pak RAM.
Menaxhoni swap
Hapni /etc/sysctl.conf dhe shtoni vm.swappiness=10. Kjo e bën sistemin te përdorë më shumë RAM para se te përdorë swap.